Ekspertët shëndetësorë kanë mbetur të habitur nga rënia e numrit të rasteve të koronavirusit në Pakistan në javët e fundit pas një përhapjeje për të cilën shumë njerëz besuan se do të shndërrohej në një krizë serioze.
Pavarësisht frikës se zonat e dendura urbane të vendit dhe spitalet do të mbingarkohen, numri i viktimave të koronavirusit në shtetin me 220 milionë banorë po vazhdon të mbetet njëshifror.
Në anën tjetër, vendi fqinj i Pakistanit, India, po regjistron qindra të vdekur dhe po i afrohet shifrës prej 4 milionë personave të infektuar, shkruan The Guardian, transmeton Express.
Pakistani ka një histori të gjatë të dështimeve për kontrollimin e përhapjes së sëmundjeve ngjitëse si tuberkulozi dhe hepatitis, por koronavirusi deri më tani duket se është mbajtur deri diku nën kontroll.
Deri më tani, Pakistani i ka regjistruar rreth 295,000 persona të infektuar me koronavirus dhe po shënon disa qindra raste të reja në ditë.
“Askush nuk ka mundur ta shpjegojë këtë rënie. Ne nuk kemi ndonjë sqarim konkret”, tha Salman Haseeb, mjek në një spital të qytetit Lahore, që shtrihet në lindje të Pakistanit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.