×
  • Extra
  • Extra

    Eksperti i gjarpërinjve vritet nga kobra derisa përpiqej ta “puthte”

    Reporteri
    17 Korrik 2021 | 9:27

    Një ekspert gjarpërinjsh, që pretendonte se ishte imun nga helmi i tyre, humbi jetën pasi u kafshua nga një kobra, ndërsa përpiqej ta puthte atë.


    62-vjeçari, Bernardo Alvarez, u vra nga helmi i një kobre në Filipine, ndërsa fqinjët e tmerruar e panë gjithë ngjarjen.

    Alvarez po jepte shfaqje për kalimtarët, ndërsa tregonte se e kishte “zbutur” zvarranikun, por kur u zgjat drejt tij për ta puthur, gjarpri e kafshoi në gjuhë.

    Të pranishmit u përpoqën ta ndihmonin, por ishte e kotë. 62-vjeçari ndërroi jetë pa mundur të shkonte në spital.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!