Që kur nisi pandemia, maskat kanë qenë pjesë e rutinës së përditshme të shumë njerëzve.
Por, pas njoftimit për dy vaksina me efikasitet mbi 90%, shumë ekspertë po mundohen t’i japin përgjigje pyetjes se kur nuk do të jetë më e nevojshme që të mbahet maska.
Sipas një eksperti spanjoll, maska nuk do të jetë e nevojshme të përdoret kudo në vitin 2022.
Juan José Badiola, drejtor i Qendrës së Sëmundjeve Infektive në Universitetin e Zaragozës, u shpreh: “Nëse vaksinat do të na mbrojnë, gjë që shpresojmë që të ndodhë, mendoj se në vitin 2022 do të jetë e mundur që ta përdorim vetëm në rrethana të caktuara, por jo kaq masivisht si sot”./A2CNN
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.