Pronari miliarder i Tesla CEO dhe zotëruesii ri i rrjetit Twitter po bëhet gjithnjë e më aktiv në rrjet, duke intriguar përdoruesit me postime gjithnjë e më të çuditshme.
Më parë e kemi ndjekur teksa vinte në lojë ish-presidentin Trump, duke postuar meme për punonjësit e Twitter, ndërsa sot tha në llogarinë e tij se kërkon të blejë komaninë Coca-Cola që të ‘rikthejë në të kokainën’.
“Blerja ime e radhës do të jetë Coca-Cola që të risjell kokainën në të,” shkruante Musk, duke shkaktuar reagimin masiv që pritet gjithmonë nga entuziastët.
Dhe në fakt kokainë e gjethes së koka-s është përdorur në këtë produkt që prej themelimit të kompanisë në vitet 1800, deri sa u vendos heqja e saj në fillim të viteve 1900.
Njerëzit nisën menjëherë të reagonin ndaj komentit, duke nxitur Musk të blinte çdo gjë, që prej McDonald, YouTube, Facebook e TikTok.
Dikush postonte një foto epoke të shishes së Coca Cola, duke shkruar: “Kjo është shishja e parë e shitur e Coca-Cola në 1894 që përmbante 3.5 gramë kokainë. Le ta risjellim.”
Zhvillimi vjen pasi Musk bleu rrjetin Twitter për shumën e raportuar prej $44 miliardë, duke sugjeruar se donte që platforma të kishte më shumë “liri fjale”.
Musk është aktualisht duke tentuar të shpejgojë sesi e kupton ai “fjalën e lirë”, pasi përdoruesit nisën të spekulonin se premtimi i tij është gënjeshtra e radhës e gjigandëve të teknologjisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.