Bizneset i kanë ecur mjaft mirë këtë vit dhe kjo e ka konsoliduar miliarderin amerikan Elon Musk, në pozitat e njeriut më të pasur të globit. Ai renditet në krye të listës së 500 miliarderëve të globit nga rrjeti mediatik Bloomberg.
Përllogaritja më e fundit e Bloombergut flet për një vlerë neto të pasurisë së Musk prej 340 miliardë Dollarësh, më i lartë se Prodhimi i Brendshëm Bruto i Finlandës, që renditet në vendin e 40 në botë.
Pasuria e tij pati më tepër se trefishim brenda një viti dhe ndikim duket se ka pasur edhe rritja e lartë e të ardhurave për firmën e tij Tesla, që këtë vit u bë e pesta në botë në listën e markave me vlerë triliona Dollarëshe.
Musk pati rritjen më të lartë të pasurisë mes gjithë miliarderëve të tjerë me 171 miliardë plus.
Ai nxjerr në vendin e dytë një tjetër manjat i teknologjisë së lartë, Jeff Bezos që mbante deri tani kreun. Pasuria e tij arriti këtë vit në 200 miliardë Dollarë, duke pësuar një rritje me 10 miliardë.
Pas tij renditet francezi Bernar Arno, që aktivitetin e tij e shtrin në tregtinë e mallrave të konsumit.
Megjithatë ai është i vetmi mes 9 emrave që kryesojnë listës, jashtë fushës së teknologjisë Hi-Tech, ku ndiqet në renditje nga Bill Gates, themelues i Microsoft.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.