×
  • Extra
  • Extra

    Emocionuese: Djaloshi që do të dhurojë veshkën takohet me Nazlijen, lutet që t’i bëjë organi

    Reporteri
    21 Dhjetor 2020 | 11:47

    Një veprim emocionues i Val Deçanit, djaloshit që erdhi nga mërgimi për ta dhënë veshkën, befasoi gjithë Kosovën.


    E sot deçanasi ka shkuar në spital për t’u takuar me 19 vjeçaren nga Mitrovica, Nazlije Sherifin, shkruan Reporteri.net.

    Takimin e ka konfirmuar vëllai i Nazlijes, Iliri, i cili ka transmtuar disa fjalë të djaloshit që është i gatshëm ta dhurojë veshkën.

    “Val Deçani : InshAllah jam une ai fatlum që veshka ime të perputhet me procedurat mjekësore…”, ka thënë ai.

    Ndërkohë, qytetarët po vazhdojnë të mbledhin paratë e nevojshme për t’u dërguar për shërim në Turqi, ku do të bëhet transplanti.

    Ndryshe, 19 vjeçarja u diagnostifikua me Glomerulosklerozë Foke Segmentale, dhe shërimi kushton 200 mijë euro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!