Djali i ish-presidentit të vendit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi ka publikuar në Isntagram në fotografi të ish-presidentit me komandantin legjendar Adem Jashari.
Këtë postim, ai e ka bërë për nder të Epopesë së UÇK-së, që ka filluar sot.
Sot janë bërë 23 vjet nga rënia heroike e familjes Jashari në Prekaz.
Në natën e 4 e 5 marsit të vitit 1998, Prekazi u rrethua nga forca të shumta ushtarake dhe policore serbe. Më 5 mars fillon sulmi ndaj tyre e që zgjatë deri më 7 mars nga ku vetëm një e mbijetuar del nga ajo masakër.
55 njerëz mbetën të vrarë në Prekaz ato ditë, 22 prej të cilëve nga familja e ngushtë e komandantit Adem Jashari, ndërsa mes datave 5-6 mbijeton djali i Rifat Jasharit, Bashkimi, e sulmit deri në fund arrin t’i shpëtojë vetëm Besarta, vajza e Hamëz Jasharit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.