Nëse jeni një përdorues i TikTok-ut me siguri keni dëgjuar për Khabane “Khaby” Lame.
Ai është një yll i rrjetit social me më shumë se 100 milionë ndjekës dhe ka grumbulluar më shumë se 1.5 miliardë pëlqime përmes videove të tij.
Lame është personi i parë në Evropë dhe i dyti në botë që ka arritur 100 milionë ndjekës në TikTok. 21-vjeçari ka arritur të fitojë popullaritet të gjerë në mbarë botën pa thënë asnjë fjalë. Në TikTok, heshtja e tij flet shumë.
“Më erdhi kjo ide pasi po shikoja këto video që qarkullonin dhe më pëlqeu ideja për të sjellë thjeshtësi në to. Gjestet erdhën rastësisht por heshtja jo. Mendova një mënyrë për të arritur sa më shumë njerëz. Dhe mënyra më e mirë ishte të mos flisje.“, tha ai për CNN.
“Khaby” Lame, mes tjerash ka theksuar se thjeshtësia i bën njerëzit të qeshin.
“Ndoshta shprehjet e mia të fytyrës janë qesharake dhe i bëjnë njerëzit të qeshin, kjo thjeshtësi i bën njerëzit të qeshin dhe unë e dua këtë”, tha Lame.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.