×
  • Extra
  • Extra

    Fajësonte komunitetin LGBT për përhapjen e Covid-19, kreu i kishës ortodokse në Ukrainë infektohet me coronavirus

    Reporteri
    08 Shtator 2020 | 15:14

    Kreu i kishës ortodokse në Ukrainës, patriarku Filaret, 91-vjeç, i cili pretendonte se për pandeminë e COVID-19 duhet fajësuar martesat e të njëjtës gjini, është infektuar me coronavirus.


    Patriarku ka rezultuar pozitiv me COVID-19 gjatë një testimi rutinor, kurse mediat lokale raportojnë se ai ka inflamacion në mushkëri, transmeton Telegrafi.

    Në profilin zyrtar të kishës ortodokse të Ukrainës, thuhet se Filaret është duke u trajtuar në spital për shkak të coronavirusit.

    Ndryshe, Filaret për “shfaqjen” e virusit kishte fajësuar komunitetin LGBT. Madje thoshte se pandemia është “ndëshkimi i Perëndisë për mëkatet e njerëzimit”.

    “Mendoj për martesat e të njëjtës gjini”, pati deklaruar me plotë mllef patriarku Filaret.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!