×
  • Extra
  • Extra

    Familja e çuditshme në Amerikë, nëna dhe dy vajzat ndajnë të njëjtin burrë

    Reporteri
    06 Tetor 2021 | 22:26

    Një vajzë në “TikTok-u” i ka lënë të gjithë pa fjalë kur ka deklaruar se nuk e ka problem që bashkëshorti i saj kryen marrëdhënie seksuale me motrën dhe nënën e saj.

    Madi Brooks jeton me bashkëshortin në SHBA, por siç ajo shpjegon në videot e publikuara në “TikTok”, nuk e ka problem që mamaja e saj kryen marrëdhënie seksuale me të.

    Sipas “The Sun”bashkëshorti i saj, motra dhe e ëma po jetojnë një marrëdhënie të hapur.

    “Unë dhe mami im kemi të njëjtin partner dhe kjo është një mrekulli, e dini pse? Sepse, kur nuk jam në humor, mund ta lë bashkëshortin tim që të shkojë me të. Po, unë jam kjo lloj gruaje. E lejoj bashkëshortin që të shkojë me mamin tim. Doni ta dini se si e bëj të lumtur partnerin tim? E lë të ‘luajë’ edhe me motrën time”, tha ajo në një nga videot e publikuara online.

    Videot e saj kanë grumbulluar miliona shikime dhe shumica e komentuesve shprehin habinë për mënyrën e jetesës së kësaj familjeje.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!