Ky është momenti prekës kur një vajzë dyvjeçare e cila bëri hapat e saj të parë, pasi familjes së saj iu tha se ajo kurrë nuk do të jetë në gjendje të ecë.
Sipas mediave të huaja, vogëlushja Keira Hockley arrin të ecë pa ndihmën e nënës së saj Danielle.
Vajza, e cila muajin e ardhshëm do të bëjë tri vjet, merr disa hapa të sigurt nëpërmjet kuzhinës dhe në dhomën e ndenjes së familjes në Bregun Sunshine, Queensland, Australi, përcjell Telegrafi.
Duke shpërndarë pamjet në Facebook, Danielle ka shkruar: “O Zot, vërtet po ndodh! Nuk mund ta besoj!”.
Ndryshe bëhet e ditur se Keira u diagnostikua me citomegalovirus kongjenital, nëntë muaj pas lindjes së saj. Ajo gjithashtu kishte lindur e shurdhër, me autizëm dhe ka sfida zhvillimi.
https://www.youtube.com/watch?v=98dwDQUGu8Q
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.