Me rastin e përvjetorit të 14-të të Pavarësisë së Kosovës, artisti kosovar, Vedat Bajrami përmes humorit, është solidarizuar me ish krerët e UÇK-së që gjenden në Hagë.
Aktori kosovar këtë humor e ka publikuar në profilin e tij në Facebook dhe është paraqitur në rolin e ish-kryeparlamentarit, Jakup Krasniqi.
Por Gresa Krasniqit, vajzës së Jakup Krasniqit, nuk i ka pëlqyer fare humori që ka bërë aktori Vedat Bajrami.
Gresa përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se ajo që bëri aktori nuk është humor.
Reagimi i plotë pa ndërhyrje i vajzës së Jakup Krasniqit, Gresa Krasniqi në profilin e vet në “Facebook”:
Vedat, ajo video gjithçka mund të jetë tjetër perveç art e humor.
Vedat, je arsyeja numër një pse asnjëherë s’më ka pëlqyer humori kosovar, kjo për faktin se qysh në shkollën fillore, të mesme e besa edhe në fakultet jemi bullizuar si pasojë e humorit tënd të pashije.
Figurat historike është vështirë të imitohen, duhen shkathtësi të veçanta të cilat ti nuk i ke.
As në imitimet e më parshme e hiç se hiç në këtë të fundit, as për së afërmi ske arritur të imitosh Jakup Krasniqin. Kjo sepse babi ka vlera aq të larta njerëzore të cilat për ty e shumëkënd janë të paarritshme, e shumë herë edhe të pabesueshme. Prandaj në çdo imitim të babit ti cdo herë dështon.
Nëse përmes asaj videoje ke dashur të shprehesh mirënjohjen tënde për figurën e Jakup Krasniqit dhe solidarizim për të burgosurit në Hagë, më lejo të tregoj që është huqje totale.
Më shumë se huqje, është një skandal.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.