Mbretëresha Elizabeth II (95-vjeçare) është në kërkim të punëtorëve të rinj cilësorë. Konkursi është publikuar në faqen zyrtare të “Familjes Mbretërore” të Britanisë së Madhe.
Kjo ndodh pasi një 19-vjeçar i armatosur u përpoq të depërtonte në kështjellën Windsor, ku në atë kohë ndodheshin brenda mbretëresha Elizabeth, Princi Charles dhe Camilla, kështu që ata duan ta forcojnë sigurinë.
Britanikët ofrojnë një pagë vjetore prej rreth 26.800 euro për 38 orë punë në javë, dhe duhet të punojnë shtatë ditë të javës, siç raporton Daily Express.
“Kjo është një mundësi fantastike për t’u bërë pjesë e historisë 300-vjeçare të Pallatit Kensington dhe për të na ndihmuar të sjellim në jetë historitë tona magjepsëse për të gjithë mysafirët tanë, çdo ditë”, thuhet në shpalljen e punës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.