Fatmir Limaj me bashkëpartiakë të tij nga nga dorëheqja e Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit ka nisur një tur shëtitjesh në vende të ndryshme turistike.
Përveç që po bëjnë piknik, nismëtarët po argëtohen edhe me lojëra të ndryshme.
Sot ata kanë kaluar ditën te parku i Blinajës me struktura dhe aktivistë të degëve nga Drenasi, Lipjani dhe Shtimja.
Këto Limaj ka shfrytëzuar rastin ta tregojë talentin e tij prej futbollisti.
Në foton e publikuar në Facebook shihet se si një nga bashkëpartiakët qëndron prapa Limajt, duke tentuar t’ia marrë topin, por kryetari mundohet ta zotërojë atë dhe ta vazhdojë lojën, shkruan Reporteri.net.
Kujtojmë se talentin e tij në futboll disa herë e ka treguar edhe presidenti Thaçi, i cili ka arritur të shënoi edhe gola të bukur. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.