×
  • Extra
  • Extra

    Fëmija 2-vjeçar ngrihet nga varri, kërkon ujë dhe vdes përsëri

    Reporteri
    26 Janar 2022 | 17:21

    Një 2-vjeçar u ngrit nga arkivoli në të cilin ishte vendosur në pritje të varrimit dhe kërkoi ujë, përpara se të shtrihej përsëri i pajetë në të.

    Lajmi pothuajse i pabesueshëm raportohet nga mediat braziliane.

    Sipas uebfaqes “ORM”, zemra e Kelvin Santos pushtoi së rrahuri gjatë trajtimit për një pneumoni në një spital në Belem, në Brazilin e veriut, të premten e shkuar.

    Pasi u deklarua i vdekur, trupi iu rikthye familjes, për ta varrosur sipas riteve përkatëse.

    Në bazë të traditës braziliane, trupi qëndron në shtëpi për një ditë, përpara se të dërgohet në banesën e fundit.

    I mituri u vendos në një arkivol të hapur, pranë të cilit qëndronin familjarët e pikëlluar, kur befas, pranë mëngjesit, ai u ngrit nga arkivoli për të kërkuar ujë.

    Të shtangur dhe të tmerruar, të pranishmit filluan të ulërasin, të luten dhe të qajnë nga gëzimi, por teksa dikush i ofroi ujë, 2-vjeçari e piu dhe më pas u shtri përsëri i pajetë në arkivolin e tij.

    ”Të gjithë nisën të bërtasin, nuk u besonim syve. Menduam se ndodhi një mrekulli dhe se djali ynë ishte rikthyer në jetë. Më pas u shtri përsëri, ashtu siç ishte më parë. U përpoqëm ta risillnim në jetë, por ishte e pamundur. Kelvin ishte përsëri i vdekur”, rrëfeu babai, Antonio Santos.

    Prindërit e dërguan më pas sërisht në spital 2-vjeçarin, ku i bënë të qartë edhe një herë se ai ishte i vdekur. Në këto kushte, e vetmja gjë që mundën të bënin të afërmit ishte të shtynin ceremoninë mortore me një ditë, përpara se ta varrosnin ditën e hënë, në një varrezë të qytetit të tyre.

    Në raportin e spitalit, shkruhej se 2-vjeçari mbërriti në të në gjendje kritike dhe se ndërroi jetë nga një bllokim kardio-respirator. Pretendimet e prindërve për ringjalljen e shkurtër mbeten të pambështetura nga teoritë shkencore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!