×
  • Extra
  • Extra

    Feston ditëlindjen e 113-të njeriu më i vjetër në botë, këto vite jetë ia atribuon alkoolit

    Reporteri
    27 Maj 2022 | 18:12

    Venezuelasi, Juan Vicente Perez Mora, javën e kaluar e mori titullin si njeriu më i vjetër në botë nga libri i rekordeve Guiness, dhe që sot festoi ditëlindjen e tij të 113-të.

    Perez Mora, i cili jeton në San Jose de Bolivar, qytet në shtetin perëndimor të Tachiras, sot e festoi 113 vjetorin e lindjes i rrethuar nga familjarët dhe shoqëria, transmeton Telegrafi.

    Libri i rekordeve botërore Guiness konfirmoi se Mora u në njeriu më i vjetër në botë, pasi që personi i cili e mbante këtë rekord Saturnino de la Fuente Garcia, i cili kishte lindur me 11 shkurt të vitit 1909 në Spanjë, vdiq më 18 janar.

    Mora lindi me 27 maj të vitit 1909 dhe për 60 vite ishte i martuar me Ediofina del Rosario Garcia, para se ajo të ndërronte jetë në vitin 1997.

    Çifti kishte 11 fëmijë, 41 nipër e mbesa, 18 stërnipër e stërmbesa dhe 12 stër-stërnipër dhe stër-stërmbesa, bën të ditur nga libri i rekordeve botërore Guiness.

    Perez Mora vlerëson se sekreti qëndron tek dashuria që ka ai për Zotin dhe lutjet dy herë në ditë. Përveç tjerash, arsyet e tjera për të jetuar gjatë sipas tij janë të punuarit shumë, shkuarja në shtrat herët dhe pirja çdo ditë e një pije spanjolle ‘aguardiente’ me aromë anise, që është një lloj pije alkoolike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!