Një panda i rrallë dhe i gjithi i bardhë është kapur nga kamerat në natyrë në një rezervuar në Kinën jugperëndimore.
Kafsha me sy të kuq, u fotografua ndërsa ecte në pyll mes prillit në Rezervën Natyrore Kombëtare Wolong në Sichuan, tha agjensia zyrtare e lajmeve Xinhua të shtunën.
Panda është një albino rreth moshës 1-2 vjeç tha Li Sheng, një studiues i specializuar në arinj në Universitetin e Pekinit.
Më shumë se 80 për qind e pandave të botës së egër jetojnë në Sichuan, ndërsa pjesa tjetër në Shaanxi dhe provincën Gansu.
Kishte rreth 548 panda gjigande në robëri në nivel global që nga nëntori, raportoi Xinhua.
Numri i kafshëve të egra është zvogëluar në më pak se 2,000, sipas World Wildlife Fund.
I famshëm për “diplomacinë panda”, në të cilën Kina i dërgon kafshët e rralla në vende të tjera si një simbol i marrëdhënieve të ngushta, Pekini ka investuar në programe të ndryshme për të mbrojtur ambasadorët e gëzofit gjatë viteve të fundit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.