×
  • Extra
  • Extra

    Flamuri shqiptar në serialin “Squid Game”

    Reporteri
    31 Dhjetor 2024 | 9:05

    Sezoni i dytë i serialit korean Squid Game ka shënuar rekord pozitiv të shikueshmërisë, prej kur u publikua javë më parë.

    Aktualisht, ai është seriali më i famshëm në platformën Netflix, por në këtë sezon një detaj e bëri edhe më të veçantë. Në njërën prej sfidave ku lojtarët u përfshinë, është para flamuri i Shqipërisë.

    Flamuri kuqezi shihet në episodin e katërt, kur lojtarët duhet t’i kalojnë disa sfida për t’i shpëtuar ekzekutimit. Krah tij janë edhe disa flamuj të shteteve të botës.

    Seriali pritet t’i thyejë sërish të gjitha rekordet e shikueshmërisë. Produksioni ka njoftuar se do të ketë edhe sezon të tretë, por s’dihet kur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!