Zëvendës sekretari amerikan i Mbrojtjes konfirmoi të premten se Pentagoni ka themeluar një Task Forcë për Fenomenet Ajrore të Paidentifikuara (UAP) për të përmirësuar kuptimin dhe për të fituar njohuri për natyrën dhe origjinën e UAP-ve, transmeton AA.
David Norquist miratoi UAPTF-në, sipas një deklarate të Pentagonit.
Departamenti i Marinës, nën kompetencat e Zyrës së Sekretarit të Mbrojtjes për Inteligjencë dhe Siguri do të udhëheq UAPTF-në, misioni i të cilit do të jetë zbulimi, analizimi dhe katalogimi i UAP-ve që mund të paraqesin potencialisht një kërcënim për sigurinë kombëtare të SHBA-ve.
“Siç është shprehur më parë DOD, siguria e personelit tonë dhe siguria e operacioneve tona janë mjaft shqetësuese. Departamenti i Mbrojtjes dhe departamentet ushtarake ndërmarrin çfarëdo sulmi me avionë të paautorizuar në fushat tona të stërvitjes ose hapësirën ajrore të caktuar shumë seriozisht dhe shqyrtojnë secilin raport”, tha ai.
Kjo përfshin hulumtimin e inkursioneve që fillimisht raportohen si UAP kur vëzhguesi nuk mund të identifikojë menjëherë atë që po vëzhgon, shtoi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.