Ndonëse nuk është e pamundur, është mjaft e rrallë që një i porsalindur të mbërrijë në botë me një dhëmb.
Dy muaj më parë është regjistruar edhe në Kroaci, më saktë në Spitalin e Përgjithshëm të Qarkut të Pozhegës. Një djalë i vogël ka lindur me një dhëmb në nofullën e poshtme.
“Kur thashë në spital që foshnja kishte një dhëmb, infermieret nuk më besuan derisa doktori e konfirmoi. Ndoshta menduan se nuk isha normale, siç mendojnë shumica kur them se djali im, i cili është më pak se dy muajsh, tashmë ka një dhëmb me të cilin ka lindur”, tha nëna e djalit për SB Online, e cila dëshiron të mbetet anonime.
Nëna beson se një dhëmb është një shenjë e mirë dhe kjo do të thotë se do të ketë më pak probleme kur foshnja të fillojë t’i rritë dhëmbët e tjerë.
Djali tashmë po konsiderohet si fenomeni i Pozhegas sepse shanset që një foshnjë të lindë me dhëmb janë 1 në 2000.
Ndryshe, dhëmbët me të cilët lind një foshnjë quhen dhëmbë natal dhe hiqen vetëm nëse paraqesin vështirësi gjatë ushqyerjes ose rreziku i rënies, gjë që mund të shkaktojë vdekjen.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.