Në Singapor ka dalë nga spitali pas një trajtimi 13 mujor foshnja Kwek Yu Xuan e cila mendohet se është “foshnja më e vogël e botës”.
Sipas lajmit të BBC-së, foshnja e gjinisë femërore e emërtuar Kwek Yu Xuan ishte 212 gramë kur lindi në Singapor dhe me një gjatësi 24 centimetra. Foshnja e cila në vend të javës së 40 të shtatzënisë, lindi në javën e 25-të në peshën e një molle, doli nga spitali pas një trajtimi në kujdesin intensiv për një periudhë 13 mujore.
Nëna e Yu Xuan u fut në lindje emergjente cezeriane për shkak të tensionit të lartë i cili mund të ishte vdekjeprurës edhe për nënën edhe për foshnjën me dëmtimin e organeve jetësore.
Bëhet e ditur se foshnja pas trajtimit në spital ka arritur shëndetin e saj duke arritur në 6,3 kg.
Sipas regjistrimeve të Universitetit Lowa të SHBA-së, foshnja më e vogël në botë ishte një vajzë e lindur në vitin 2018 në peshën 245 gramë./AA/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.