Disa imazhe të rënda, janë shpërndarë sëfundmi në rrjet nga fotografi Leland Kent, teksa zbulojnë historinë e errët të një spitali ku sterilizoheshin njerëzit me ngjyrë.
Kent ka shkrepur disa imazhe të atij që njihej si “Azili Qendror i personave me probleme psikike”, i cili është hapur në Virxhinia në vitin 1870, i pari institicion i këti lloji në Amerikë.
Nga mediat e huaja bëhet me dije se në këtë ambient janë sterilizuar pa dëshirën e tyre mbi 1 mijë pacientë me ngjyrë.
Në imazhe shihen shtretër të shpërndarë në korridore të shkatërruar, dhoma gjumi të vogla, pa ajrosje ose ndriçim dhe shkallë të çuditshme.
Hidroterapia dhe hipnotizimet ishin praktika të zakonshme për të trajtuar sëmundjet mendore në fund të viteve 1800.
Në vitin 1980, një hetim zbuloi se 1,700 pacientë ishin sterilizuar pa pëlqimin e tyre midis viteve 1924 dhe 1973 në spital.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.