Në rrjete sociale po qarkullon një fotografi jo shumë e zakontë e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetarit të zgjedhur të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
Në fotografi shihen Kurti e Bulliqi duke e përqafuar një pemë, shkruan Reporteri.net.
Nuk dihet cili është qëllimi i realizimit të kësaj fotografie e as lokacioni se ku është bërë ajo.
Ndryshe, Bulliqi doli fitues në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në Komunën e Podujevës të mbajtura më 29 nëntor, duke fituar bindshëm pa balotazh. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.