×
  • Extra
  • -->
    Extra

    Fotoja që po i lë të gjithë gojëhapur: Cili nga këta burra është rabin, mysliman dhe cili i krishterë?

    Reporteri
    07 Dhjetor 2021 | 12:21

    Një fotografi interesante është sjellë para opinionit publik nga gazetari i “Wall Street Journal”, Bojan Pancevski.

    Në fotografinë e realizuar në vitin 1873 në Selanik, të publikuar në Twitter nga Pancevski shfaqen tre burra ku njëri prej tyre është rabin, tjetri klerik mysliman dhe i treti i krishterë.

    Kjo fotografi shkakton konfuzitet me faktin se veshjet si dhe pamja e të tre burrave është vështirë e dallueshme se cili i përket cilës fe.

    “Nga e majta: Hakham Bashi (kryerabin) i Selanikut, i krishterë nga Manastiri (Manastir) dhe hoxha i Selanikut (mësues islam)”, kështu shkruan në komentin e postimit gazetari i WSJ duke zgjidhur edhe enigmën e fotografisë.

    Fotografia është realizuar nga Les costumes populaires de la Turquie en 1873, ndërsa është publikuar nga Komisioni Perandorak Osman për Panairin Botëror të Vjenës 1873.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!