×
  • Extra
  • Extra

    Fotoja që u bë simbol i vuajtjeve të emigrantëve në Amerikë

    Reporteri
    26 Korrik 2019 | 23:50

    Fotoja e Ledi Perez, një nënë nga Guatemala, teksa përqafon djalin e saj 6-v vjeçar duke iu lutur forcave kufitare meksikane t’i lejojë të kalojnë përtej kufirit, është kthyer në simbol të vuajtjeve të emigrantëve të Amerikës së Jugut.


    Ajo që të godet më shumë nga kjo foto, është djali i saj, Antoni Diaz, që sheh ushtarin e armatosur përballë nënës së tij. Fotoja është botuar në faqet kryesore të gazetave të Meksikës, si dhe është bërë virale në SHBA.

    Familje të shumta nisen çdo ditë drejt SHBA-ve që nga Guatemala, Honduras, El Salvator e vende të tjera të trazuara nga dhuna, varfëria, pasiguria, ndryshimet e klimës dhe korrupsioni.

    Persidenti meksikan, që gjithashtu është nën presionin e SHBA-ve, ka dërguar rreth një të tretat e trupave policore në kufi. Ai këmbëngul se të drejtat e emigrantëve duhet të mbrohen, por këto thirrje nuk po duken shumë të besueshme pas këtyre fotove.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!