Fshati katalanas, i cili ua futë frikën në palcë atyre që kanë frikë nga lartësia është rreth 1.000 vjet i vjetër dhe ndodhet në Girona, midis lumit Fluvia dhe Toronel.
Castelfolit de la Roca është i vendosur në një mur basaltik rreth një kilometër të gjatë dhe 50 metra të lartë. Ai u krijua nga shpërthimi vullkanik, ndërkohë që erozioni dhe dy lumenj i dhuruan një pamje të veçantë, transmeton Reporteri.net
Është pjesë e Parkut Kombëtar Garotx, një parajsë për dashamirësit e natyrës dramatike në verilindje të Spanjës, e cila ka 40 vullkane të shuar. Edhe pse nuk ka rreziqe të lavës, kjo zonë është ende sizmikisht aktive dhe tërmetet e rastit nuk janë të pazakonta.
Rrugët e ngushta dhe shkëmbinjët i japin një bukuri personale, mistike, fshatit i cili duket sikur qëndron në kohë. Shtëpitë më të vjetra janë pjesërisht të ndërtuara me shkëmb vullkanik, ndërkohë që sharmi shtohet edhe nga sheshet mesjetare dhe kishat e vjetra, shkruan Punkufer.hr.
Turistët që duan ta kalojnë natën në fshat, dhe kanë në dispozicion dhoma private dhe pansione. Linjat e autobusëve qarkullojnë nga Girona dhe Barcelona, si dhe Olota, një qytet i bukur mesjetar rreth tetë kilometra larg.
Ndonëse aty jetojnë rreth një mijë banorë, fshati ka dy muze. Njëri prej tyre është i dedikuar për mish dhe salsiçe, dhe aty mund të shihni veglat e përdorura në prodhimin e sallameve dhe produkteve të tjera të përpunuara. Tjetri është i dedikuar për Luftën e Vietnamit. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.