×
  • Extra
  • Extra

    Fshati ku askush nuk pi duhan

    Reporteri
    27 Mars 2019 | 16:46

    Megjithëse Greqia mbetet një prej shteteve me përqindjen më të lartë të duhanpirësve në Europë, në Kretë ekziston një fshat ku askush nuk tymos.


    Sipas “Protothema”, fshati i quajtur Skotino ndodhet në Bashkinë e Hersonissos, në Heraklion.

    40 vite më parë thuhet se të gjithë banorët e fshatit vendosën të heqin dorë nga duhani dhe “nënshkruan” një ligj të pashkruar, të cilin e respektonin të gjithë. Tradita kaloi në gjeneratën tjetër dhe vjen deri në ditët e sotme, transmeton TVKlan.al.

    Sipas medias greke në këtë fshat nuk ke ku blen duhan, teksa as turistët dhe as mysafirët nuk tymosin.

    “Është vetëm një mentalitet që të gjithë e ndjekim. Një traditë që ka kaluar nga prindërit tek fëmijët. Dikur, gjyshi im kishte një kafene ku mbante edhe cigare, por kurrë nuk i shiti”, thotë një rezident i fshatit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!