×
  • Extra
  • Extra

    Fshati që po shitet për 260 mijë euro

    Reporteri
    10 Nëntor 2022 | 20:00

    Një fshat spanjoll 3 orë larg Madridit është nxjerrë në shitje për shumën e 260 mijë eurove, afërsisht sa një apartament, në një prej qyteteve të vendit iberik.

    Fshati i quajtur Salto de Castro ka 44 shtëpi, një kazermë policie dhe një fushë futbolli, është i vendosur shumë pranë kufirit me Portugalinë.

    Ky fshat u ndërtua shumë vite më parë për shkak të ndërtimit të një hidrocentrali dhe pas mbylljes së tij, banorët nisën të largoheshin duke e braktisur atë.

    Pronarët e fshatit synonin ta kthenin në një destinacion turistik, por tashmë kanë hequr dorë nga projekti i tyre, duke e nxjerrë në shitje.

    Ata shprehen se që prej publikimit të njoftimit në internet, të interesuarit kanë qenë të shumtë./A2CNN

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!