Një ngjarje sa tragjike aq dhe komike ka ndodhur në Moldavi. Një prift ortodoks u paraqit në gjendje të dehur në një ceremoni mortore, duke shkaktuar më pas dhe një zënkë me të afërmit e të ndjerës.
Ai ishte ofenduar pasi familjarët kishin thirrur priftin e një fshati tjetër për të drejtuar meshën dhe ritet ortodokse mortore.
Në atë pikë, prifti në gjendje të dehur nisi të godiste dhe të mallkonte të pranishmit. Për këtë rast kanë ndërhyrë dhe autoritetet lokale duke ndaluar personin në fjalë.
Ata kërkuan nga kisha ortodokse që të ndërmerren veprimet e nevojshme për pezullimin e priftit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.