Ditë më parë në familja Geci është shtuar edhe me një fëmijë të gjinisë mashkullore.
E për këtë rast, ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, sonte ka publikuar një video nga festa e familjes, shkruan Reporteri.net.
Në rrjetin social Facebook, shihet Geci duke vallëzuar ‘qyqek’ me disa nga nipat e tij, të cilët thotë se e thirrën që t’ua bëj ‘shyhretin’.
“Sante për nder të lindjes së nipit Alpit, nipat po bëjnë muzikë me kanë thirrë edhe mua plakun me ua ba pak shyhret.”, ka shkruar ai në Facebook.
Geci njoftoi se me ardhjen në jetë të nipit të tij, janë bërë gati 100 meshkuj në familjen Geci.
Ndiqni videon:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.