×
  • Extra
  • Extra

    Gazetarët e ngatërruan Ardian Gjinin me të, reagon Blendi Fevziu

    Reporteri
    11 Gusht 2023 | 11:30

    Gazetari Blendi Fevziu ka reaguar pasi dy gazetarë kosovarë e ngatërruan Kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjinin me të.

    Ata iu referuan Gjinit disa herë me emrin e Blendi Fevziut, derisa ai u reagoi duke thënë, “Unë jam Ardian Gjini, Kryetar i Gjakovës”.

    Fevziu ka thënë se kjo është normale, duke shtuar se “ me Ardian Gjinin edhe une e kisha ngaterru veten”.

    “Meqenese po ma nisin shume kete video. Eshte fun po fare normale. E para me Ardian Gjinin edhe une e kisha ngaterru veten. E Ardiani me mua me siguri. E dyta kjo na ka ndodh sa here te gjitheve ne ttansmetim live. Po dy gazetaret u treguan shume fun. Bravo. #blendifevziu”, ka shkruar Fevziu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!