Shkencëtarët besojnë se ata mund të shpjegojnë pse disa njerëz që infektohen me Covid, zhvillojnë disa anomali në lëkurë, në pjesën e gishtërinjve.
E kanë cilësuar si ‘Gishti i Covid’, i cili është një tjetër efekt anësor, që sipas ekspertëve ndodhë në raste të rralla.
Shkencëtarët besojnë se ata mund të shpjegojnë pse disa njerëz që infektohen me Covid, zhvillojnë disa anomali në lëkurë, në pjesën e gishtërinjve.
E kanë cilësuar si ‘Gishti i Covid’, i cili është një tjetër efekt anësor, që sipas ekspertëve ndodhë në raste të rralla.
Çfarë është ‘Gishti i Covid’?
Mund të ndodhë në çdo moshë, por prek fëmijët dhe adoleshentët më shpesh.
Për disa është pa dhimbje, por ndonjëherë skuqja e lëkurës mund të jetë jashtëzakonisht e dhimbshme dhe të shkaktojë kruajtje, si dhe flluska apo ënjtje.
Pse ndodh?
Këto gjetje të fundit të studimit, të bazuara në testet e gjakut dhe lëkurës, sugjerojnë se dy pjesë të sistemit imunitar mund të jenë në lojë.
Të dy përfshijnë mekanizma që trupi përdor për të luftuar koronavirusin.
Njëra është një proteinë antivirale e quajtur interferoni i tipit 1, dhe tjetri është një lloj antitrupi që sulmon gabimisht qelizat dhe indet e vetë personit, jo vetëm virusin pushtues.
Studiuesit shpresojnë se gjetjet do të ndihmojnë pacientët dhe mjekët të kuptojnë më mirë gjendjen.
Dr. Veronique Bataille, një dermatologe konsulente dhe zëdhënëse për Fondacionin Britanik të Lëkurës, tha se kjo simptomë u shfaq shumë shpesh gjatë fazës së hershme të pandemisë, por ka qenë më pak i zakonshëm në valën aktuale të variantit Delta.
Kjo mund të jetë për shkak të vaksinimit të më shumë njerëzve ose mbrojtjes kundër Covid nga infeksionet e kaluara.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.