Një gjarpër ishte fshehur në një nga çantat e një pasagjeri dhe nuk ishte vërejtur përgjatë gjithë rrugëtimit nga Florida deri në Havai.
Gjarpri doli nga çanta e pasagjerit, kur mbërriti në Maui të hënën. Departamenti Amerikan i Bujqësisë tha se një burrë 20 vjeçar nga Shtetet e Bashkuara nuk e dinte se në çantë po mbante një gjarpër derisa arriti në qytetin e tij të lindjes në Havai. Gjarpri jo-helmues është rreth 30 centimetra i gjatë, njoftuan zyrtarët, transmeton Reporteri.net.
Pronari i një apartamenti me qira, ku i riu banon, i tha atij se gjarpërinjtë janë të paligjshëm në Havai dhe njoftoi policinë për rastin. Mirëpo, ai tha se nuk kishte sjellë qëllimisht këtë gjarpër kur ai u largua nga Florida, ku ky lloj gjarpri është i zakonshëm dhe mund të rritet deri në 1.8 metra.
Për këtë, ky person mund të dënohet deri 200,000 dollarë dhe dhe me tri vjet burgim. Gjarpërinjtë në Hawaii përbëjnë kërcënim për speciet natyrore që jetojnë aty. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.