×
  • Extra
  • -->
    Extra

    Gjarpri i shpresës, në helmin e tij ka një substancë që ndalon riprodhimin e Covid-19

    Reporteri
    25 Gusht 2021 | 23:33

    Një gjarpër që jeton në Brazil, Bolivi, Paraguaj dhe në veri të Argjentinës, ka në helmin e tij një substancë që ndalon riprodhimin e Covid-19.


    Sipas një studimi të publikuar në revistën “Molecules”, ka ardhur koha që të mendohet për prodhimin e ilaçeve kundër koronavirusit, pasi është vënë re se helmi i gjarprit “yararacusu” ndalon riprodhimin e virusit.

    “Kemi identifikuar një substancë që nuk është toksike për qelizat dhe që ndalon riprodhimin e Covid-19”, tha udhëheqësi i studimit, Eduardo Maffud.

    Tashmë, sfida e studiuesve është që të gjejnë dozën e saktë të molekulës për zhvillimin e një ilaçi që do të luftojë Covid-19, për të nisur provat në laborator dhe me kafshë.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!