Ditët në izolim kosovarët po i kalojë në mënyra të ndryshme, disa prej tyre u janë rikthyer edhe lojërave të vjetra të fëmijërisë.
Një lojë është shënjuar në memorien e të gjithë fëmijëve që kanë lindur në vitet e 90-ta. Por tani ajo është rikthyer sërish.
Derisa tekonologjia po kontrollon gjithçka, fëmijët e ditëve të sotit nuk luajnë më jashtë. Ata nuk mbajnë mend disa nga lojërat që dikur ishin argëtimi i vetëm i fëmijëve, transmeton Reporteri.net.
Vitet e 90-ta ishin kohë kur fëmijët luanin me klikerë. Kjo lojë përpos që luhej jashtë në lagje mund të luhej edhe brenda në shtëpi, ku me një tavllë duhani improvizohej vrima e cila nevojitej për të luajtur këtë lojë me sfera qelqi.
Shumë kosovarë gjatë ditëve në izolim kanë publikuar fotografi duke e sfiduar njëri-tjetrin me këtë lojë. Ata tani po ua mësojnë këtë edhe fëmijëve të tyre.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.