×
  • Extra
  • Extra

    Gjatë një interviste të drejtpërdrejtë televizive, refugjati ukrainas pyeti gazetaren nëse kanabisi ishte i ligjshëm në Britani

    Reporteri
    15 Mars 2022 | 14:05

    Një refugjat ukrainas ndërpreu një intervistë të drejtpërdrejtë televizive duke pyetur një reportere të lajmeve nëse kanabisi ishte legalizuar në Britani – derisa ai po hipte në një autobus për të shkuar në vend të sigurt.

    Pjesa nga Sky News u filmua teksa refugjatët hipnin në një autobus pranë Kievit dhe gazetarja mund të shihet e veshur me një helmetë dhe parzmore.

    Por burri me të cilin ajo flet duket shumë më i relaksuar, i veshur me një kapele të zeze dhe kufje rreth qafës, më pas ai i afrohet dhe i bën një pyetje të pazakontë.

    Derisa ajo është drejtpërdrejt në transmetim, burri i bën një pyetje dhe ajo nuk mund ta dëgjojë, kështu që ai e përsërit: “A është i ligjshëm kanabisi në Britaninë e Madhe?”

    Gazetarja qesh dhe thotë se ajo nuk e di nëse kanabisi është i ‘licencuar’ në Mbretërinë e Bashkuar, përpara se të shtojë “më vjen mirë që kjo është gjithçka që po mendoni”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!