2 breshka të mëdha ” Garreta Garreta” janë gjetur të ngordhura në Kepin e Rodonit, në afersi të mureve të Kalas së Skenderbeut.
Banorët denoncojnë se të tilla dalin herë pas here.
Ata akuzojnë se peshkimi i paligjshëm që bëhet në këtë zonë është shkaku kryesor i kësaj ngordhjeje, pasi peshkatarët për të liruar rrjetat i dëmtojnë këto gjallesa të veçanta.
Ata kanë denoncuar në të gjitha instancat qeveritare lejimin e gjuetisë abuzive të paligjshme me rrethime të zonës, që quhen nga vendasit Staniqe.
Ata akuzojnë për indiferencë, ndaj këtij krimi ambiental, arkeologjik dhe historitë në afërsi të Kalasë së Skënderbeut, të cilës sot sipas tyre, megjithëse është zonë e mbrojtur ambientale, nuk mund t’i afrohesh nga që në mure janë instaluar hekura, drurë, dhe mjete të tjera të këtyre staniqeve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.