Një çokollatë e vendosur në kuti të metaltë, e cila i ishte dhënë një ushtari në Luftën e Boerit më 1900, është gjetur e paprekur pas plot 121 vjetësh.
Çokollata, që ende ndodhej në kutinë origjinale, i ishte dhuruar një ushtari në vitin 19800 nga Mbretëresha Viktoria. Çokollata u gjet në gjësendet që i përkisnin Sir Henry Edward Paston-Bedingfeld, që kishte shërbyer në konfliktin e Afrikës Jugore.
“Ju nuk do ta dëshironit (çokollatën) si ushqim për Pashkë, por ende është e plotë dhe gjetje e rëndësishme”, tha Anna Forrest nga Trusti Kombëtar i Britanisë së Madhe.
Lufta e Dytë e Boerit, e njohur edhe si Lufta e Afrikës Jugore, ishte zhvilluar mes Perandorisë Britanike dhe dy shteteve të pavarura të Boerit rreth ndikimit të perandorisë së asaj kohe në Afrikën Jugore, shkruan Daily Mail.
Më shumë se 100 mijë kuti të metalta, secila me çokollatë brenda, ishin prodhuar në atë kohë me qëllim që secili ushtar të merrte nga një. Në kuti shkruhej “Ju uroj Vit të Ri të gëzuar” me dorëshkrimin e mbretëreshës dhe “Afrika Jugore 1900”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.