×
  • Extra
  • Extra

    Gjendet ‘pika e dobët’ e Covid

    Reporteri
    10 Gusht 2020 | 19:53

    Dy shkencëtarë kanë zbuluar një trajtim të mundshëm terapeutik për COVID-19.


    “Science Daily” raporton se ekspertët testuan një agjent terapeutik kundër coronavirusit dhe zbuluan se 3CLpro (C30 endopeptidaza) është një enzimë thelbësore në zhvillimin e virusit SARS-CoV-2.

    Në studimin e publikuar në revistën mjekësore “Science Translational Medicine”, thuhet se kjo enzimë është një frenues i proteinazës dhe bllokon riprodhimin e coronavirusit in vitro dhe përmirëson mbijetesën tek minjtë e infektuar nga MERS-CoV.

    Këto proteaza të ngjashme me coronavirusin 3C, të njohur si 3CLpro, janë objektiva të forta terapeutike sepse luajnë role jetike në replikimin e koronavirusit.

    Studimi i kryer mbi minjtë tregoi se ky frenues i koronavirusit (3Clpro) bllokoi përsëritjen e koronaviruseve MERS-CoV dhe SARS-CoV-2 tek njerëzit.

    Sipas shkencëtarëve, një ndikim i tillë në “pikën e dobët” të virusit bën të mundur bllokimin e riprodhimit jo vetëm të MERS, por edhe të virusit korona MERS-CoV dhe SARS-CoV-2. Yunjeong Kim dhe Kyeong-Ok “KC” Chang janë dy virologët në Kolegjin e Mjekësisë Veterinare në Universitetin Shtetëror Kansas që kanë publikuar studimin.

    Këto gjetje duhet të studiohen më tej si një terapeutik i mundshëm për coronavirusin./ TCH

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!