Mitrovicasja Fjolla Abrashi, ka publikuar një njoftim mjaft interesant në një grup ku mblidhen mitrovicasit kudo që jetojnë.
Ajo ka ofruar flokët e saj të gjata për t’i shitur dhe ka thënë se paratë që do t’i fitojë, do t’i dhurojë për bamirësi, shkruan Reporteri.net.
Fjolla ka ofruar 25 deri 30 centimetra për t’i prerë dhe shitur, ndërkohë që ka potencuar se momentalisht gjatësinë e ka mbi 30 centimetra.
Ky është postimi i plotë:
Përshëndetje zonja; zonjusha e zotërinj të grupit
Kam vendos me u lajmru në grup në lidhje me çështjen e bamirësisë.
Çështje që për mua ka rëndësi të madhe.
Unë kam vendos mi pre floket e mia.
Arsyeja pse i kam rritur aq gjate ishte, që një ditë t‘i pres dhe t‘i shes.
Paret e fituara nga ky veprim do t‘i dedikohen familjeve në nevojë.
Pyetja ime është: a ka ndonjë frizere/frizer në grup që deshiron t‘i blejë flokët e mia?
Gjatësia e flokëve për momentin është mbi 30 cm dhe mendoj t‘i prej rreth 25-30 cm.
Për pyetje më kontaktoni direkt.
Falemnderit paraprakisht.
Me respekt
Fjolla
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.