×
  • Extra
  • Extra

    Gjobitet se doli nga shtëpia gjatë karantinës, është i pastrehë

    Reporteri
    23 Nëntor 2020 | 9:15

    Një i pastrehë në Itali është gjobitur pasi gjatë karantinës ka dalë nga… shtëpia. 63-vjeçari me emrin Pasquale është ndëshkuar me 280 euro gjobë në 19 nëntor nga Policia e Komos, për shkelje të masave anticoronavirus.


    Efektivët e panë të moshuarin në qendër të qytetit, aty ku ai kishte zënë vend, dhe e gjobitën. Edhe pse zyrtarisht ka shtëpi, Pasquale Giudice ka 10 vite që jeton në rrugë dhe e mban frymën gjallë duke kërkuar lëmoshë.

    Angelo Orsenigo, këshilltari rajonal i demokratëve në Komo, e konsideroi masën ndëshkuese “qesharake dhe mizore”.

    “Është qesharake dhe mizore që të ndëshkohet një person që nuk ka se ku të futet për të respektuar karantinën. I kërkoj autoriteteve që ta tërheqin gjobën jo vetëm sepse është e pamundur që të paguhet nga i moshuari, por edhe për faktin se përforcon përshtypjen se Komo dhe institucionet e tij nuk kanë mëshirë për të varfërit në një moment kaq të vështirë që po kalojmë”, u shpreh Orsenigo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!