Pasi Apple ndaloi shitjen e produkteve të saj në Rusi, në rrjetet sociale u shfaq një video e një burri nga Rusia duke thyer një iPad.
“Përgjigje ndaj sanksioneve të SHBA-së”, tha Rus teksa thyente pajisjen me një çekiç. Më pas ai ia jep çekiçin fëmijës pranë tij. “Hajde edhe ti”, thotë ai, pas së cilës djali fillon të thyejë pajisjen me një buzëqeshje në fytyrë.
Videoja është publikuar nga media bjelloruse Nexta TV.
Kujtojmë, Apple ka pezulluar përkohësisht shitjet e produkteve të saj në Rusi në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.