Gjatë muajit të Ramazanit, një lokal në Mitrovicë nisi të ofrojë mundësi që edhe gratë e qytetit bashkë me burrat të kalojnë kohën deri në syfyr.
Madje në këtë lokal luhej edhe me gurë, për cka për herë të parë nisën ta praktikonin edhe gratë.
Enis Rama, hoxha nga Mitrovica është pyetur në Frontal, nëse një veprim i tillë është i ndaluar me fe. “Për mua, në aspektin fetar, nuk është në rregull. Për neve si hoxhollarë, si fetar është gjynah. Nëse është bixhoz është e ndaluar, nuk lejohet.
Nuk po du me u keqkuptu. Unë pres integrimi i grave të jetë në forma tjera e të bëhët lajm, e jo të jetë lajm që gratë po luhet me gurë.
Nëse nis integrimi me gurë, nuk është fillim i mirë”, ka thënë Hoxha në Frontal.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.