Dokumentari i ri “Mbretëria në luftë” ka treguar se grindja midis princave britanikë i ka rrënjët në të kaluarën e largët. Djali më i ri i Mbretëreshës Elizabetë, sipas mendimit të Charles, nuk ndalon së “futuri hundët” aty ku nuk duhet, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Reporteri.net.
Princi Charles dhe Edward, raportohet se kishin pasur një grindje në vitin 2001, kur Princi William u regjistrua në Universitetin e Shën Andrew. Pallati pastaj lëshoi një deklaratë ku thuhej se mediave do t’u lejohej të merrnin pamje të Uilliamit në universitet dhe pas kësaj duhej “ta linin princin në paqe”.
Megjithatë, në ceremoni u pa edhe një tjetër ekip mediatik, të cilët deklaruan se punonin për princin Edward. Atëherë thuhet se princi Charles e quajti princin Edward idiot.
“Ju po veproni shumë keq, dilni menjëherë nga këtu”, ishte shprehur Charles. Dokumentari gjithashtu pohon se rivaliteti nxitet edhe nga vetë mbretëresha, pasi ajo favorizon më shumë princin Edward./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.