Kur fëmijët i ranë ziles në një pallat, gruaja 33-vjeçare që u hapi derën u ndje aq e frikësuar sa që e rrahu keq njëri nga fëmijët.
Festimet e shfrenuara të Halloween-it në Zvicër kanë kaluar kryesisht, pa probleme.
Megjithatë, në qytetin e St. Gallenit, një patrulle policore i doli punë.
Tre fëmijë të moshës shtatë dhe nëntë vjeç ishin në një turne me kostume përkatëse, për Halloween, thuhet në raportin e policisë së kantonit St. Gallen.Kur i ranë ziles në një pallat, gruaja 33-vjeçare që u hapi derën u ndje shumë e frikësuar.
Më pas ajo ju drejtua në mënyrë të dhunshme djemve të maskuar nëntë dhe shtatë vjeç duke i goditur. Fëmijët e frikësuar kanë ikur dhe kanë njoftuan prindërit e tyre. Këta të fundit, nga ana e tyre kanë alarmuar policinë.
Rrahja si duket ka qenë relativisht serioze. Kështu. djali nëntëvjeçar është dashur të sillet në spital për kontroll nga shërbimi i ambulancës, përcjekll albinfo.ch. Megjithatë, ai kishte pësuar vetëm lëndime sipërfaqësore.
Policia e kantonit St. Gallen ka kryer një hetim mjeko-ligjor dhe ka vazhduar hetimet nën drejtimin e prokurorisë publike. Gruaja që ka ushtruar dhunë ndaj fëmijëve është paditur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.