Milaim Baliu, punëtor pastrimi prej vitesh tregoi në emisionin e mëngjesit në ABC, një situatë të pazakontë me të cilën u përball kur gjeti një kolltuk në plehra. Milaimi ishte bashkë me një mikun e tij kur gjeti kolltukun por nuk e prisnin aspak ajo që do t’ju ndodhte më pas.
Brenda tij gjendeshin një sasi e konsiderueshme parash. Megjithëse, Milaimi nuk ishte në dijeni për paratë derisa ishte vetë pronari që kishte kërkuar të gjente kolltukun për të marrë sasinë e parave. Gruaja e tij kishte fshehur më shumë se 3 mijë euro brenda ndërsa fëmijët e tij ia kishin hedhur në plehra.
“Pashë që i pëlqente atij, i thashë merre. Pas një jave më telefonon në telefon një zotëri, një punëtor i firmës dhe tha mos ke gjetur një kolltuk. Kam një zotëri që ka në kolltuk disa pasaporta. I thashë që e kam gjetur por ia kam dhënë një miku. Në atë moment tha se do të thërrasë policinë.”, tregoi Milaimi./abcnews
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.