Një grua, e cila dikur arriti peshën prej 362 kilogramë, por që i fejuari i saj ishte i zhgënjyer me pamjen e saj dhe e braktisi atë, e ka gjetur përsëri dashurinë dhe edhe një herë shpreson të bëhet nusja më e madhe e Amerikës.
Gruaja më e e shëndoshë në botë, Susanne Eman, është duke shkuar drejt martesës me një kuzhinier. Ajo shpreson se ai do ta ndihmojë atë të arrijë peshën e saj të ëndrrave prej më shumë se 730 kg, transmeton Reporteri.net
Me burrin e saj të ardhshëm, u takuan në internet vitin e kaluar dhe brenda dy muajsh vendosën të bashkëjetojnë.
Susanne u zotua të rikthejë peshën e humbur dhe menjëherë filloi të rimarrë peshën që humbi. Aktualisht peshon 272 kilogramë.
I fejuari i saj Abbate ka shkruar disa libra për humbjen e peshës dhe të ushqyerit, por thotë se nuk dëshiron që Susanne të humbasë as edhe një kile të vetme.
‘Mendoj se është shumë sexy dhe shumë tërheqëse’, u shpreh ai. Çifti u takuan në internet dhe Abbaten nuk e kënaqë asgjë më shumë sesa përgatitja e ushqimeve për partneren e tij.
Ai në një intervistë u shpreh se është mbështetës i madh i të dashurës drejt qëllimit për të qenë gruaja më e shëndoshë në Amerikë. /Reporteri.net
https://www.facebook.com/HookedOnTheLook/videos/2242558925994839/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.