Një grua ka ngjallur reagime në internet pasi pretendohet se kishte vendosur çantën e dorës mbi foshnjën e saj që po flinte, derisa ishte në parukeri.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, përdoruesja amerikane e TikTok, Letitia Joy, postoi në llogarinë e saj në mediet sociale për ta shpalosur videon, derisa mendohet se tregon nënën e paidentifikuar të ulur dhe duke i rregulluar flokët, derisa fëmija pushon në karrocë.
Çanta ka bllokuar foshnjën nga pamja, dhe në vend të kësaj, mund të shihen vetëm këmbët e vogla.
Letitia publikoi videon muajin e kaluar së bashku me mbishkrimin ‘disa njerëz nuk i meritojnë fëmijët’.
Pamjet janë parë më shumë se 5.7 milionë herë, derisa shikuesit kanë nxituar në pjesën e komenteve për të ndarë shqetësimet e tyre.
@joyfrecklesWtffff
Shumë njerëz vunë në dukje se pjesa e poshtme e karrocës duket se ishte boshe, duke sugjeruar se gruaja duhet ta kishe vendosur çantën aty.
Letitia ka potencuar në pjesën e komenteve se ajo nuk i ka xhiruar pamjet, dhe për këtë arsye nuk ka reaguar ndaj gruas së paidentifikuar.
Mbetet e paqartë se ku janë kapur këto pamje, dhe kur ka ndodhur e gjitha.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.