Naomi Wolf shpërndan vazhdimisht propagandë në Twitter kundër maskave dhe vaksinimit dhe ajo u vu në lojë nga një burrë.
Anti-vaksinuesja Naomi Wolf u fut keq në lojë kur postoi në Twitter një “thënie” nga një “mjek”, që rezultoi të fakt të jetë një pornostar.
Wolf është shkrimtare dhe ka qenë këshilltare e presidentit të mëhershëm amerikan Bill Clinton. Ajo kalon shumë kohë në Twitter duke shpërndarë propagandë kundër maskave dhe vaksinave.
Një shakaxhi i dërgoi asaj një thënie, kinse nga një profesionist mjekësorë duke vënë në pikëpyetje pse po bëhet gjithë ky presion për vaksinim, dhe ajo e postoi atë pa menduar dy herë!
Problemi i vetëm ishte se ai nuk ishte profesionist, të paktën jo në mjekësi, dhe kjo nuk ishte një thënie e vërtetë.
Personi që e vuri në lojë Wolf quhet Ken Klippenstein, dhe ai i shkroi asaj duke i thënë: “Përshëndetje Dr. Wolf, jam fans i madh i punës tuaj. E admiroj guximin tuaj për të ngritur zërin”.
Bashkë me këtë mesazh, ai e bashkëngjiti fotografinë që kishte të shkruar në të thënien, dhe emri i pornostarit Johnny Sins ishte shkruar si “Dr. John Sims, Doktor i mjekësisë”.
Thënia nga “Dr. Sims” shkruante: “Nëse vaksina është efektive, pse duhet të iu bëjmë presion qytetarëve ta marrin? Konsenti i informuar do të thotë të lejosh pacientin të bëjë zgjedhjen vetë”.
Më vonë postimi i saj u fshi kur ajo kuptoi gabimin e saj, por tashmë ishte shumë vonë sepse ajo ishte vënë në lojë nga i gjithë interneti në atë pikë.
Epo, nëse keni menduar që keni bërë diçka të turpshme, kujtoni se nuk e keni bërë të njëjtin budallallëk sikur Naomi Wolf!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.