×
  • Extra
  • Extra

    Gruaja që rrahte burrin për vite me radhë: Betohem se e meritonte

    Reporteri
    12 Tetor 2021 | 10:08

    Një burrë në Britani, ka raportuar dhunë të vazhdueshme nga gruaja e tij.

    Kur ata u takuan rreth një dekadë më parë, ishte një takim perfekt. Ai ishte tre vjet më i madh se ajo dhe dashuria e tyre dukej të jetë e destinuar përgjithmonë.

    Ata u martuan në një ceremoni luksoze dhe u bekuan me një fëmijë. Burri, një arkitekt, tani është 41 vjeç, ndërsa gruaja është 38 dhe punon në një bankë.

    Nga jashtë, ata kishin figurën e çiftit ideal të lumtur për të cilin edhe mund të shkruanin mediat, por nga brenda, burri po kalonte nëpër ferr.

    Gruaja e tij po e rrahte dhe ky sekret doli shpejt jashtë.

    Për t’u mbrojtur ajo tha se  “ai  e meritonte rrahjen”.

    Rrahja vazhdoi më intensivisht dhe arkitekti raportoi gruan në polici. Para se gjërat të arrinin në gjykatën për divorc, ajo i kërkoi falje dhe burri tërhoqi padinë.

    Por gjërat nuk ndryshuan dhe dhuna vazhdoi deri në divorcin final.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!